Shtëpia / Rajoni / Kosova/ Haradinaj – Thaçit: S’na mashtron dot me korrigjim të lehtë të kufijve

Kosova/ Haradinaj – Thaçit: S’na mashtron dot me korrigjim të lehtë të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se e mashtron popullin e Kosovës as me korrigjim të lehtë të kufijve, sepse, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë.

Haradinaj tha se asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për këtë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.

“Nuk ka budallë më. Njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai.

Sipas Haradinajt, loja e kufijve ka hyrë shumë thellë. Ai ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë, sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.

“I bëjë thirrje presidentit Thaçi që të mos mendojë se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontest”, ka shtuar ai.

Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, as Asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, pasi sipas tij ata janë në shtëpi dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës, është e Hashim Thaçit”, tha Haradinaj.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …