Shtëpia / Sport / Kukësi bën detyrën ndaj Luftëtarit

Kukësi bën detyrën ndaj Luftëtarit

Kukësi bën detyrën, fiton 3-0 ndaj Luftëtarit në Elbasan Arena dhe rrit presionin ndaj Partizanit kryesues. Skuadra e Cungut përfitoi maksimalisht nga ndalesa e të kuqëve në derbi pasi ndaj gjirokastritëve fitoi thellë 3-0. Kukësi zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë falë golave të dy mesfushorëve Vesel Limaj dhe Irakli Dzaria.

Në fraksionin dytë verilindorët ia lanë iniciativën Luftëtarit që gjithsesi nuk arriti të gjente qoftë edhe një gol pasi Kukësi e administroi shumë mirë rezultatin ndërsa në sekondat e fundit të shtesës realizoi edhe Valdet Rama që me një goditje larg tregoi gjithë klasin e tij. Ky ishte goli i dytë në dy takimet e fundit për ish mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Ndërkohë Julian Ahmataj pas 2 barazimeve dhe 2 fitoreve në 4 javët e mëparshme pësoi humbjen e parë në stolin e Luftëtarit. Për sa i përket Kukësit me këtë sukses i dyti radhazi në kampionat verilindorët rihapën në maksimum garën për titull pasi Partizani aktualisht është vetëm 6 pikë larg.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …