Shtëpia / Politika / “Kur do flasim”? Basha i përgjigjet Ramës: Takimin e ke me popullin në 16 mars

“Kur do flasim”? Basha i përgjigjet Ramës: Takimin e ke me popullin në 16 mars

Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli për mediat pas mbledhjes së Grupit të PD, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta masive e 16 marsit para Kryeministrisë.

Basha ka njoftuar se pakti është me popullin dhe takimi i radhës, takimi i madh është ai më 16 mars.

Lideri i PD tha se nuk ka vend për dialog me klikën kriminale në pushtet, pasi shqiptarë nuk duhet të gënjehen më me tezën: ja se edhe pak e hyjmë në Europë.

“Me kë të dialogojmë? Me Rrahjat, me Çyrben apo me Vangjush Dakon. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike apo për përplasjen midis partive politike por për fatin e shqiptarëve, demokratë dhe socialistë. A mund të vazhdohet duke gënjyer shqiptarët ja dhe pak do hapim dyert e integrimit. Europa nuk të pranon duke pasur politikanë të lidhur me krimin. Vendi ka nevojë për zgjidhje emergjente dhe jo tango që të mbajë akoma në pushtet politikanë të lidhur me krimin”, deklaroi Basha.

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …