Shtëpia / Politika / “Kur do flasim?”, PD i lë takim Ramës: Do vijmë me…

“Kur do flasim?”, PD i lë takim Ramës: Do vijmë me…

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi ditën e djeshme “Samitin e II të Diasporës” për t’i dërguar një ftesë për dialog kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Kur do flasim”, pyeti Rama, në të parën thirrje për bisedime pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve të deputetëve dhe duket se pyetja e tij ka kumbuar fort në selinë blu.

Përgjigjen kryeministrit nuk ia ka dhënë Basha, por anëtari më i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, duke thënë në emisionin “360 Gradë” se ia kanë lënë takimin Ramës më 16 mars poshtë zyrës së tij.

“Shkurt, prerë dhe egër nuk ka negociata dhe nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Megjithatë meqenëse qenka i dëshiruar për të folur me 16 mars do të vijmë bashkë me 200 mijë shqiptarë përpara Kryeministrisë të cilët një nga një kanë diçka për ti thënë. Le të dalë aty dhe të flasë me 200 mijë shqiptarë meqenëse dashka për të folur, 16 mars ora 11:00”, tha sekreati për Çështjes Ligjore në PD.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …