Shtëpia / Aktualitet / Masakra në ish-Bllok, dorëzohet në polici i dashuri i Elvana Gjatës

Masakra në ish-Bllok, dorëzohet në polici i dashuri i Elvana Gjatës

Ervin Mata, i njohur si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata është dorëzuar ditën e sotme në polici.

“News24” raporton se Mata, i akuzuar si bashkëpunëtor në masakrën e ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe i plagosur Ervis Martinaj gjendet aktualisht në polici.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Ervin Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranë. Eljo Hato u lirua nga burgu në saj të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lirë. Ai mbeti i paralizuar nga përplasja me armë mes dy grupeve, brenda ambienteve të lokalit. Eljo Hato akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi të dyja palët kanë qëlluar me armë.

Ervis Martinaj edhe pse i plagosur nga kjo ngjarje u arrestua në spital nga policia, për armëmbajtje pa leje, armë e cila u fsheh fillimisht nga pronari i lokalit.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …