Shtëpia / Aktualitet / “Më kishte nxirë jetën”, gjykata jep vendimin për nipin që vrau gjyshin

“Më kishte nxirë jetën”, gjykata jep vendimin për nipin që vrau gjyshin

Vangjel Kapllani, 17-vjeçari që ekzekutoi me një plumb pas koke gjyshin e tij me të njëjtin emër, është njohur sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.

17 vjeçari mbërriti në gjykatë mëngjesin e së shtunës, së bashku me tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se ndërmjetësuan dhe më pas i shitën pistoletën.

Për adoleshentin-vrasës dhe 28-vjeçarin që i shiti atij armë, gjykata vendosi masën “arrest me burg”, ndërsa masa “detyrim paraqitje” u caktua për dy shokët e 17-vjeçarit.

Nipi vrau me gjyshin 69-vjeçar në Vlorë por tentoi ta fshihte si grabitje, madje foli edhe për mediat nga spitali ku tha se dyshonte që në shtëpinë e Kapllanit kishin hyrë për të vjedhur.

Viktima dhe autori që njihet edhe me emrin Anxhelo jetonin bashkë prej vitit 2004, kohë kur adoleshentit i vdiqën prindërit në një aksident në Greqi.

Adoleshenti gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se ka pasur konflikte me 69-vjeçarin që pas vdekjes së gjyshes, madje duke thënë: “Gjyshi më kishte nxirë jetën”.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …