Shtëpia / Politika / Ministri Cakaj “turpërohet” në Samitin e Diasporës, ngatërron vargjet e Naim Frashërit (VIDEO)

Ministri Cakaj “turpërohet” në Samitin e Diasporës, ngatërron vargjet e Naim Frashërit (VIDEO)

Zgjedhja e tij në krye të MEPJ si zëvendësues i Kryediplomatit Ditmir Bushati u kthye në një çështje në Shqipëri, pasi Presidenti Ilir Meta e refuzoi dekretimin dhe ia la topin në fushë kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit pasi u dekretua vetë si ministër i Jashtëm me një “plan B” komandoi  në krye të këtij dikasteri sërish të përzgjedhurin e tij që trazoi ujërat e politikës, Gent Cakajn.

Ministri i ri ka nisur punën zyrtarisht prej një muaji duke zhvilluar disa takime të rëndësishme, por në Samitin e II të Diasporës ku duhet të ndante çmimin “Diaspora dhe angazhimi publik” ai ka regjistruar një gafë jo me pak peshë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CrVIQ-Hu4uA?feature=oembed&w=640&h=360]

Ministri i Jashtëm ngatërroi vargjet e të madhit Naim Frashëri dhe për këtë kanë shpërthyer kritikat në rrjet.

“Është ndjenjë krenari e veçantë ta shohësh Diasporën shqiptare të bashkëmbledhur këtu në shqipëri, dhe për më tepër në Shqipërinë që sot vlerëson punën e çmuar që ju bëni për vendin dhe kontributin e vyer që ju jepni për botën. Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa nga vargjet e tij, kur nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij”, u shpreh Cakaj.

Më tej ai tha – Dhe nëse nuk gaboj, afërsisht ato janë kështu:

Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër dit.

Por në të vërtetë vargjet e poemës së Naim Frashërit janë:

 “Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Më pas ai dha çmimin për të cilin doli në skenë.”

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …