Shtëpia / Sociale / Nga sot, kjo lagje e Tiranës ka ndryshuar komplet pamje! (Foto)

Nga sot, kjo lagje e Tiranës ka ndryshuar komplet pamje! (Foto)

Mjaftojnë ndryshime të vogla çdo ditë për t’i dhënë një frymë tjetër lagjeve të qytetit. Piktura në fasadat e pallateve,  grafitet në mure apo shtimi i hapësirave të gjelbra, kanë treguar se mund të tjetërsojnë vendin ku jetojmë.

Dhe një tjetër zonë e kryeqytetit ka marrë një pamje ndryshe, falë piktorit Eljan Tanini dhe punonjësve që u angazhuan për të.

Kjo vepër arti mbulon një pallat në zonën e Tiranës së Re, duke i dhënë një pamje komplet tjetër.

“Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën!”, shkruan në postimin e tij Veliaj.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …