Shtëpia / Sociale / Nis votimi për kreun e KMSH, tërhiqet nga gara edhe myftiu i Kukësit

Nis votimi për kreun e KMSH, tërhiqet nga gara edhe myftiu i Kukësit

Komiteti Mysliman Shqiptar ka nisur procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa që në hapjet të procesit është regjistruar një tjetër tërheqje nga gara.

Pas kryetarit aktual Skënder Brucaj që u largua ditën e djeshme dhe u përfol për presion nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, sot është larguar nga gara myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.

Ai u tërhoq nga gara para fillimit të saj, pasi është në të njëjtën kohë Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm.

Tashmë në garë mbeten vetëm 3 kandidatë, që janë myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramos Blliku. Në sallë janë edhe përfaqësues nga OSBE, Ambasada e SHBA dhe nga Komiteti Shtetëror për kultet.

 

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …