Shtëpia / Politika / “Opozita e re”, KQZ të hënën u jep mandatin 4 “rezervistëve” të LSI (EMRAT)

“Opozita e re”, KQZ të hënën u jep mandatin 4 “rezervistëve” të LSI (EMRAT)

Një opozitë e re duket se do të nisë të krijohet këtë të hënë në Parlamentin e Shqipërisë pas djegies së mandateve të deputetëve nga PD dhe LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit katër kandidatëve nga radhët e LSI-së, të cilët kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit duke pranuar mandatin pas vakancave të krijuara.

KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë; Përparim Spahiu Qarku Dibër; Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.

Deri më tani flitet Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj janë ata kandidatë “rezervistë” që pritet të marrin disa nga vendet e lëna bosh nga LSI pas djegies së mandateve.

RENDI I DITËS SË KQZ:

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …