Shtëpia / Aktualitet / Organizim për trafik droge në Fier, kapet gomonia dhe dy “Fuoristrada”

Organizim për trafik droge në Fier, kapet gomonia dhe dy “Fuoristrada”

Një gomone, 2 “Fuoristrada” dhe 30 bidona të mbushur me benzinë janë sekuestruar nga Policia e Fierit në banesën e shtetasit me iniciale L.M. në fshatin Qarrë.

Mësohet se mjeti lundrues do të përdorej për trafik droge, ndaj është ndaluar pronari i saj B.D., ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.

“Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë. Si rezulat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …