Shtëpia / Politika / “Paratë për shkolla”, Rama: Kanë nisur 17 gjyqe me “Fabrikën e Shpifjeve”

“Paratë për shkolla”, Rama: Kanë nisur 17 gjyqe me “Fabrikën e Shpifjeve”

Beteja e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike është shtrirë edhe në një front të ri, që do t’i gjejë eksponentët më të lartë të saj në gjyqe për shpifje të iniciuara nga paditë e paraqitura prej shumicës.

Nisma në fjalë e cila parashikon që “paratë e fituara nga gjyqi që shkojnë në investime në çerdhe, kopshte e shkolla në zonat elektorale të çdo deputeti” nisi me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndaj të vetëve pas skandalit “Babale”.

Dhe tashmë vetë Rama ka njoftuar në Twitter se deputetët e ministrat e tij kanë të hapura 17 çështje gjyqësore ndaj PD-së, që e cilëson “Fabrika e Shpifjeve”.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit. Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra për shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar #derinëfund”, shkruan Rama.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …