Shtëpia / Politika / “Peshqit e mëdhenj po ‘hanë’ të vegjlit”, Spahiu: Oligarkët kontrollojnë vendin!

“Peshqit e mëdhenj po ‘hanë’ të vegjlit”, Spahiu: Oligarkët kontrollojnë vendin!

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu duke ju referuar një artikulli të Revistës Monitor për ndryshimin e strukturës së ekonomisë shqiptare me titull: “Peshqit e mëdhenj po “hanë” të vegjlit”, ka reaguar në Facebook për fenomenin e përqendrimit të parasë publike në grushtin e një oligarkëve pranë qeverisë.

Sipas tij, tashmë “oligarkia është një grup i vogël njerëzish që kanë në dorë kontrollin e vendit”.

“Thelbi i ekzistencës apo krijimit të një grupi të tillë është lidhja e tij me polikën, dhe si rrjedhojë, krijimin e ligjeve të veçanta që favorizojnë, me ligj, bizneset e tyre, në kuriz të bizneseve të vogla e të mesme. Favorizimi nuk është vetëm ligji por dhe “sjellja” e ndryshme, pra dy standarte, e organeve tatimore apo doganore. Të gjithë kujtojmë aksionet anti informalitet (gjoja), ku biznese të shumta kontrolloheshin disa herë dhe gjobiteshin me shuma të pa përballueshme, ndërkohë që bizneseve të mëdha nuk ka tatimor apo doganier të ju afrohet. Rezultati: Peshqit e mëdhenj po “hanë” të vegjlit!”, shkruan Spahiu.

Deputeti i opozitës thekson se “lidhja e shtetit me drogën dhe krimin, do të çojë në gllabërimin e peshqve të mëdhenj nga Balena, pasi nuk ka ligj konkurrence që do ti shpëtonte”.

“Shpëtimi i vetëm do të ishte nëse këto para menaxhohen nga “Peshqit e Mëdhenj’”, thotë ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …