Shtëpia / Sociale / “Plas” te KMSH, Myftiu i Tiranës: Zgjedhje farsë! Organizma okultë zgjodhën kryetarin

“Plas” te KMSH, Myftiu i Tiranës: Zgjedhje farsë! Organizma okultë zgjodhën kryetarin

Zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit mysliman Shqiptar, të fituara nga Bujar Spahiu duket se kanë ndezur një përplasje të brendshme në këtë institucion. Qetësia e procesit zgjedhor duket se nhuk është reflektuar në fund të garës, pasi myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili mori vetëm 26 vota i ka cilësuar zgjedhjet si farsë.

“Kemi një farsë të organizmit të zgjedhjeve në këtë mënyrë”, tha Gurra.

“Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua se përkundër dëshirës time të zjarrtë për të të drejtuar një KMSH për shqiptarët sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie”, shtoi ai.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …