Shtëpia / Politika / “Rama josh policët, ja çfarë u premton nga frika e protestave të opozitës”

“Rama josh policët, ja çfarë u premton nga frika e protestave të opozitës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një mesazh që sipas tij Rama u ka dërguar policëve.

Sipas Berishës, Rama u ka premtuar policëve që do u shlyejnë paratë e papaguara si dhe nuk do të bëjnë “Vetting” ndaj tyre. Berisha thekson se kjo bëhet nga frika e protestave të opozitës.

Postimi i Berishës

Policet brohorasin rrofte protesta!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne Whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …