Shtëpia / Politika / “Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij”, çfarë paralajmëron Kryemadhi?

“Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij”, çfarë paralajmëron Kryemadhi?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në Roskovec tha se opozita e bashkuar nuk do të ndalet me protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndër të tjera ajo theksoi se Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij.

“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”, tha kryetarja e LSI.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …