Shtëpia / Politika / Samiti i Diasporës/ Meta: Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra për integrimin në BE

Samiti i Diasporës/ Meta: Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra për integrimin në BE

Në Lezhë po mbahen punimet e “Samitit të II të Diasporës” dhe në takim nuk ka munguar as Presidenti Ilir Meta, i cili ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, por që indirekt shkon edhe për klasën politike në kushtet e tensionit që ka mbërthyer vendin.

Duke sjellë në kujtesë një shprehje të Nënë Terezës se “Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata”, Presidenti Meta, kërkoi më pak gjykim, për të qenë më të dashur me njëri-tjetrin.

“Na duhet të jemi më të dashur me njeri-tjetrin dhe ta gjykojmë më pak njeri tjetrin. Për këtë do na ndihmonte thënia e Nënë Terezës: Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata. Ndaj ta duam njeri më shumë dhe kjo është rruga e afrimit të mëtejshëm”, tha Kreu i Shtetit.

Duke kujtuar se në qershor Shqipëria prêt një vendim pozitiv për çeljen e negociatave, Meta kërkoi bashkëpunim për të arritur progresin që meriton vendi dhe populli ynë.

“Uroj që ky Kuvend i Lezhës të na ndihmojë që të reflektojmë dhe t’i themi një ‘po’ të fortë rrugës së integrimit për në BE së bashku me Maqedoninë e Veriut. Të ngrihemi mbi interesat afat shkurtra. Vetëm të bashkuar kemi progres dhe mund të ecim përpara”, tha Meta.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …