Shtëpia / Rajoni / Vuçiç: Shqiptarët po presin momentin e duhur për sulm në veri të Kosovës

Vuçiç: Shqiptarët po presin momentin e duhur për sulm në veri të Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç si mysafir në ditarin e mëngjesit në Radio Televizionin e Serbisë ka folur për temën e nxehtë të dialogut me Kosovën.

“Puna ime është që secilit qytetar t’i përgjigjem në mënyrë të kulturuar dhe të ia them të vërtetën”, ka thënë Vuçiç.

Në lidhje me çështjen e Kosovës, presidenti serb ka thënë se “është situatë e vështirë dhe mendon se zgjidhja është ende shumë larg”.

“Disa kanë dëshiruar që mos të respektohet marrëveshja e Brukselit, pastaj kanë vendosur edhe taksa, pastaj kemi dëgjuar se të gjithë liderët shqiptarë janë kundër caktimit të kufijve dhe me atë duan të thonë se politika  e tyre do të thotë se vetëm Kosova e tërësishme mund të jetë e pavarur”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka përsëritur se është i kënaqur që Serbia nuk reagon ndaj provokimeve të shqiptarëve.

“Nga Beteja e Kosovës edhe më herët kanë ditur si të udhëheqin me serbët dhe si t’i kthejnë njërin kundër tjetrit. Gjeni serbë që përlahen me serbë, por unë jam krenar me popullin në Kosovë. I kam lutur shumë herë që mos shkoni në ushtrinë e Kosovës sepse qëllimi i tyre kryesor është dëbimi i serbëve”, ka thënë Vuçiç teksa komentoni deklaratën e Haradinajt që tha se 40 serb janë bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij nëse serbët dalin nga ato institucione në Prishtinë, atëherë ka arsye që të thuhet se Beogradi nuk respekton marrëveshjet e Brukselit.

“Unë jam që të pritet 45 ditë, të shohim nëse duan të hiqen taksat dhe pastaj me koka të ftohtë të gjejmë zgjidhje sepse qëllimi ynë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Nuk dua të them se e njoh Kosovën, por do të vazhdojmë dialogun”, theksoi ai.

Ai u shpreh se pushteti në Prishtinë me akuza ndaj kreut të “Listës Serbe”,  Milan Radojiçiç dëshiron të dobësojë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës.

Vuçiç duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit se Radojçiç e ka tepruar ka thënë se “ata e dinë se ai është njeriu kyç në atë hapësirë” dhe ata “tani presin momentin e volitshëm që të sulmojnë veriun e Kosovës”.

Vuçiç ka theksuar se një nga drejtuesit e një agjencie të zbulimit të vendeve perëndimore i ka thënë se është tentuar që Radojçiçit t’i bëhet komplot për vrasje.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …