Shtëpia / Sport / Bleu arbitrat dhe drogoi lojtarët e PSG-së, “shpërthen” skandali në Francë

Bleu arbitrat dhe drogoi lojtarët e PSG-së, “shpërthen” skandali në Francë

Pas më shumë se 25 vitesh, mbi Olympique Marseille, e sidomos ish-presidentin e saj, Bernard Tapie, bie hija e korrupsionit. Ai që e bëri këtë ishte ish-bashkëpunëtori i Tapie në vitet 80-90, Marc Fratani teksa ka folur për të përditshmen “Le Monde” duke ngritur akuza të rënda ndaj tij.

Fratani, që bashkëpunoi me Tapie për 30 vjet, theksoi se gjatë dekadës së artë të Olympique Marseille, presidenti i asaj kohe i klubit bleu arbitrat dhe drogoi futbollistët e skuadrave kundërshtare në kampionatin francez.

“Në një nga ndeshjet me Paris Saint Germainin isha i pranishëm në momentin kur u korruptua një arbitër”, tregon ish deputeti francez për të përditshmen e njohur franceze. “Në po atë ndeshje, futbollistët kundërshtarë nuk ishin në gjendje stabël për shkak të përdorimit të drogës psikotropike, Haldol, e cila iu ishte injektuar në shishet e ujit”.

Duke vijuar serinë e këtyre akuzave, zbulohet se një praktikë të tillë Olympique Marseille e kishte aplikuar edhe në ndeshjen me Rennes, të fituar 5-1 ku sipas klubit të Rennes, dy lojtarë ishin droguar pas konsumimit të lëngut të portokallit.

Reagimi i Bernard Tapie ishte i menjëhershëm, me ish-presidentin e Marseille që i hodhi poshtë akuzat nëpërmjet një interviste për Le Parisien. “Nëse Fratani ka blerë një arbitër, të përmendë emrin dhe të thotë kur, kujt dhe sa para dha. Nuk kam komente të tjera për të bërë”, tha Tapie.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …