Shtëpia / Sociale / Familja Mici me shtëpi të re pas përmbytjeve, Veliaj i jep çelësat (FOTO)

Familja Mici me shtëpi të re pas përmbytjeve, Veliaj i jep çelësat (FOTO)

Rreshjet e dendura të shiut shkatërruan shtëpinë e vjetër të familjes Mici në Mazrek të Njësisë Administrative të Kasharit, duke e lënë në qiell të hapur familjen me 7 anëtarë. Pas sistemimit të tyre në Qendrën e Emergjencave në Tufinë, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni “Mirësia” nisën menjëherë punën për grumbullimin e fondeve dhe për ndërtimin e një shtëpie të re.

Nga sot, çifti Mici, bashkë me fëmijët e tyre, jetojnë në një banesë të re dhe tërësisht të mobiluar. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi familjes Mici çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar. “Ishte një kënaqësi e veçantë sot që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga rreshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni “Mirësia”, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave dhe shoqërisë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. “Sot po shohim, që duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetarë bashkie, deputetë, drejtues fondacionesh, drejtues fetarë, drejtues në komunitet, secili po mundohet të bëjë diçka për të treguar që llafe e mend japin të gjithë, por pyetja është a ka dikush që lëviz dhe i bën dy gurë bashkë, dikush që e merr përsipër dhe e çon deri në fund? Unë jam i bindur se nevoja është shumë e madhe, por sot kjo nevojë është një problem më pak, falë faktit që u ndërtua një shtëpi. Nëse këtë e bëjmë përditë do jetë gjithmonë një problem i zgjidhur, një problem më pak dhe një hapësirë më shumë që të shkojmë e të ndihmojmë dikë tjetër”, tha Veliaj.

#td_uid_1_5c7bdf7647c27 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/53136656_616398468822772_3809801605490933760_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7bdf7647c27 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/52830855_786321705074310_6053523899952398336_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7bdf7647c27 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/53084576_294262621217964_4913267583886557184_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se ky kontribut do të vijojë edhe më tej, duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ndërsa theksoi se ky është një tjetër shembull se puna flet më mirë se sa fjalët. “Mezi pres që, ashtu si juve ju’a bëri Zoti mbarë që të dilni nga kjo situatë, të kemi mundësi ta bëjmë këtë edhe për nevojtarë të tjerë. Sa të merremi gam-gam me llafe, e lagu s’e lagu, kush e kishte fajin, duke i nxjerrë përditë sytë njëri – tjetrit në televizor, është më mirë ta kalojmë kohën duke ndihmuar. Për sa kohë po bën edhe i pari i vendit dhe ne gjithë të tjerët nëpër komunitete, japim një shembull që me punë flet më mirë se sa me llafe”, theksoi Veliaj

Korab Kaja, përfaqësues i Fondacionit “Mirësia”, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkinë e Tiranës dhe falenderoi të gjithë ata që u solidarizuan për krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe të qetë, ku familja Mici tashmë ka një shtëpi të sigurt për të jetuar. “Ne si fondacion, gjatë muajit të Ramazanit, mbas një periudhë 5-6 mujore arritëm që të sigurojmë donacione për këtë familje.

U arrit që e konkretizuam ndërtimin e shtëpisë që ka 4 dhoma, është e përshtatshme për familjen. Do të doja të përshëndesja donatorët të cilët qenë një grup besimtarësh myslimanë që iu bashkuan fushatës në muajin e Ramazanit. Me Bashkinë patëm një koordinim shumë të mirë, fillimisht për çështjen e dokumentacionit dhe më pas për mobilimin e banesës”, tha Kaja. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti theksoi se kjo është prova më e mirë se kur të gjithë bëhen bashkë, mund të ndryshohen realitete duke përmirësuar kushtet e jetesës për njerëzit në nevojë.

“Jam shumë e lumtur që realiteti për familjen ka ndryshuar tërësisht, por në anën tjetër, është edhe një lajm shumë më i mirë për gjithë të tjerët sepse duke u bërë bashkë mund të ndryshojnë shumë gjëra. Të bëhemi bashkë për të ndryshuar realitetet e shumë njerëzve”, tha Gjylameti. Banesa e re ka katër dhoma gjumi dhe një dhomë ndenje, të gjitha të mobiluara, duke transformuar tërësisht jetën e familjes Mici në Mazrek të Kasharit.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …