Shtëpia / Politika / Forcat Komando në polici? Deputeti: Rama po vendos juntën ushtarake!

Forcat Komando në polici? Deputeti: Rama po vendos juntën ushtarake!

Ardhja e ministrit Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme duket se do të sjellë një ndryshim me karakter ushtarak edhe në radhët e policisë.

Ditën e sotme, deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar një vendim të qeverisë “Rama” që i hap rrugën futjes së Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit.

Për deputetin e LSI-së, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të vendosur juntën ushtarake në vend.

“Sander Lleshi kërkon te ktheje Forcat Speciale te Ushtrisë ne Police te Shtetit. Udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdhër te Edi Ramës, kërkon te vendos juntën ushtarake ne vend. Metodat kriminale te përdorura ne protestën e opozitës, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denje vetëm për aksione ushtarake, tregon qarte se urdhrat ne polici tani i jep ushtria”, shkruan Braimllari.

#td_uid_1_5c7bb3cad32c6 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/53188141_995781240615091_4909603130674511872_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7bb3cad32c6 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/53453738_995781243948424_969564046455996416_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Sipas deputeti të LSI, “Forcat Komando e kane te përcaktuar qartë misionin e tyre dhe ato janë krenaria jonë. Forcat Komando kanë kryer misione në Irak, Afganistan dhe vende të tjera”.

Ai pyet ndër të tjera se “ku e gjen guximin Sandër Lleshi që vendos forcat speciale të ushtrisë kundër qytetarëve të tij?!”.

“Si mund te vendosen forcat komando, qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan, te veshur si police perballe qytetareve ne protesta demokratike?! Si mund te vihen forcat speciale te ushtrise kunder popullit te tij?! Keto jane urdhera politik tipik si ne sistemet diktatorial qe perdorin ushtrine per te shtypur urretjen popullore. Nuk do kete skeme ushtarake te Sander Lleshit qe do ndali revolten popullore kunder ketij regjimi te korruptuar dhe kriminal qe rendon mbi qytetaret e vendit”, konstaton Braimllari.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …