Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Harron “Lamborghini-n” 300 mijë euro në kanal, policia kërkon pronarin (Foto)

Harron “Lamborghini-n” 300 mijë euro në kanal, policia kërkon pronarin (Foto)

Një makinë sportive “Lamborghini”, vlera e së cilës shkon deri në 300 mijë euro është gjetur në një kanal me baltë në Hadley Road, në Enfield, Londër.

Sipas mediave britanike, super-vetura, e cila besohet të jetë një Huracan me një shpejtësi maksimale prej 212mph, u la në anën e një rruge në veri të Londrës. Pasi drejtuesi humbi kontrollin.

Policia tha se automjeti nuk ishte aty kur ata arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 1:30 të mëngjesit.

“Një hetim është nisur për të gjetur pronarin e veturës”, ka thënë Policia Metropolitane.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ku shenjat e gomave janë të dukshme në bar.

Një dëshmitar ka thënë se kjo ka ndodhur në një pjesë të rrezikshme të rrugës. Sipas tij, është një pjesë ku edhe njerëzit mund të rrëshqasin lehtë.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …