Shtëpia / Rajoni / Historike, shqiptarët fitojnë komunën e Tuzit në Mal të Zi

Historike, shqiptarët fitojnë komunën e Tuzit në Mal të Zi

Ka nisur festa kuqezi në Tuz të Malit të Zi. Shqiptarët janë duke prirë bindshëm në zgjedhjet që po zhvillohen në këtë komunë, ndërsa sipas shtabit të Forumit Shqiptar, deri më tani janë 3547 vota për shqiptarët ndërsa DPS – Partia Demokratike Socialiste ka 1642.

Rezultatet paraprake nxjerrin fitues koalicionin shqiptar dhe nga numërimi i votave deri tani në dy qendra votimi, shqiptarët kryesojnë me mbi 50% të votave, të ndjekur nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç, PDS, ndërsa më pas renditen partitë e tjera.

“Koalicioni Shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit” shkruan Vijesti, media malazeze, ndërsa për të konfirmuar zyrtarisht rezultatin pritet institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve. Megjithatë shqiptarët kanë nisur festën në rrugët e qytetit.

Dita e sotme mund të hyjë në histori për shqiptarët nese konfirmohen rezultatet paraprake. Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nik Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon”.

Kjo mundëson që ata që kandiduan më një listë të vetme për kryetarin  i ri, i cili më pas do të zgjidhet nga Këshilli Komunal, ose siç njihet ndryshe Parlamenti i Tuzit, i cili në përbërje ka 32 anëtarë. Ai do të zgjidhet më shumicë të thjeshtë, pra më 17 vota.  Në total ishin 11.800 votues me të drejtë vote, nga të cilët zyrtarisht kanë votuar 65%. Procesi nuk ka kaluar pa akuza, pasi shqiptarët pasdite denoncuan përmes një video blerjen e votave duke akuzuar partinë e kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Fill pas shpalljes së rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në komunën e Tuzit në Mal të Zi, shqiptarët atje kanë marrë urimet nga krerët e shtetit dhe politikës në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar banorët shqiptarë të komunës së Tuzit për fitoren në zgjedhjet e sotme.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Edhe kryeministri Haradinaj shkruan në fb se “Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”

Këto janë rezultatet preliminare:

Koalicioni shqiptar 3783 vota
DPS 2476 vota
Boshnjakët 951 vota
Demokratët 236 vota
SD 356 vota
SNP 81 vota

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …