Shtëpia / Politika / “Kanabisi u zhduk”, dalin pamjet e parcelave në Shkodër: Prodhimi i mbarë! (VIDEO)

“Kanabisi u zhduk”, dalin pamjet e parcelave në Shkodër: Prodhimi i mbarë! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është i njohur për denoncimet e tij pikante nëpërmjet qytetari dixhital. Këtë të dielë ish-shefi i qeverisë ka publikuar një video nga Shkodra, ku shihet një parcelë e kultivuar me kanabis.

“Përshëndetje kjo video asht nji nder shumë parcelat në Gajtan, Shkodër , ju lutem anonim”, është mesazhi i qytetarit që ka informuar Berishën për parcelat e drogës që duket se ekzistojnë ende në Shqipëri pavarësisht se “Forca e Ligjit” ka provuar t’i ndalojë trafikantët dhe kultivuesit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=I4TUTrj7zUw?feature=oembed&w=640&h=480]

Ndërkohë Berisha shkruan nën video: “Prodhimi i mallit është i mbarë!”

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …