Shtëpia / Politika / Kryemadhi: Në fund të majit ka zgjedhje, Rama s’na ndal dot me Lleshin

Kryemadhi: Në fund të majit ka zgjedhje, Rama s’na ndal dot me Lleshin

Monika Kryemadhi mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar të LRI-së, duke dhënë porosi të rëndësishme përpara zgjedhjeve të parakohshme, që sipas tij do të zhvillohen në fund të muajit maj.

“Të jeni të bindur se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së kërkoi nga të rinjtë e forumit të saj që të bëhen gati pasi protestat do t’i pasojë një proces zgjedhor me shumë rëndësi për Shqipërinë, që do të largojë Edi Ramën.

Teksa foli për tubimet e njëpasnjëshme të PD dhe LSI, Kryemadhi theksoi se ato nuk kanë kontekst politik, por ndikohen nga njerëzit që dalin në shesh për hallet e tyre.

“Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për Monikën. njerëzit në shesh kanë dalë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e shumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore. Pakënaqësia nuk ishte as opozitare as nga një grusht njerëzish por e qindra e mijëra studentëve që i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës por të gjithë atyre njerëzve që nuk janë dakord me reformat e qeverisë e diktaturën e realitetin e hidhur e më poshtërues që kanë kaluar shqiptarët që nga 1990”, tha ajo.

Sipas kryetares së LSI, “sot jemi përballë një grushti njerëzish që përfaqësojnë ideologji kriminale, përfaqësojnë krimin e organizuar që ka ndërtuar kështjellën mbrojtëse në Shqipëri”.

“Përplasja jonë nuk ka të bëjë me Europën e as ndërkombëtarët por këtë sekt kriminal që ka kapur drejtësinë shqiptare, shtetin, qeverinë, institucionet shqiptare. Kemi dëgjuar se si ndihma ekonomike do kishte një rishpërndarje por u zvogëlua, u përjashtuan familje dhe sot shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 5-6 vite më parë. Neveria është jashtëzakonisht e madhe për këtë grup njerëzisht që kanë kapur shtetin. Mos kujtoni se njerëzit do tolerojnë që dikush të vendosë për fatet e tyre. Shqiptarët janë një popull i vogël, i varfër por e kanë pasur të vështirë për t’u nënshtruar. Janë bashkuar dhe kanë dalë për ekonominë e fëmijët e tyre. Janë 400 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria. Janë lejuar me qindra mijëra për shkak të pasigurisë, arsimit. Janë larguar mjekë dhe infermierë”, theksoi ajo.

Ndërkohë, Kryemadhi theksoi se opozita e bashkuar nuk do të ndalet, ndërsa “struktura rinore do të vazhdojë angazhimin me gjimnazet dhe me universitetet pasi LRI do të ketë komisionarët pjesë të procesit”.

“Jo gaz lotsjellës të përdori Sandër Lleshi me lleshët e tij, ne i kemi marrë masat dhe do të përballemi me ta”, nënvizoi ajo.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …