Shtëpia / Sport / Livepuli barazon në derbi, Siti mbetet në krye

Livepuli barazon në derbi, Siti mbetet në krye

Pas shumë javësh në kryesim, Liverpooli detyrohet t’ia lërë vendin e parë Manchester City-t. “The Reds” nuk arritën të merrnim maksimumin e pikëve në derbin ndaj Evertonin, pasi asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shkonte te goli, edhe pse rastet e pastra, sidomos për Lverpoolin nuk munguan.

Mohamed Salah pati dy shanse të arta, por portieri Pickford bëri mrekullinë, duke i mohuar festën egjiptianit.

Gjithsesi, pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarët tifozët e pranishëm duartrokitën skuadrat për shpirtin e lartë të garës, edhe pse në “Goodison Park” nuk pati fitues.

Pas javës së 29-të Liverpooli dhe Manchester City shkëmbejnë pozicionet, me vetëm 1 pikë diferencë mes tyre (71-70).

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …