Shtëpia / Politika / “Mandatet”, Kryemadhi kërcënon ‘dezertorët’ e LSI: Tradhtarë, s’ja u falim!

“Mandatet”, Kryemadhi kërcënon ‘dezertorët’ e LSI: Tradhtarë, s’ja u falim!

“Nuk ka për t’ju falur asnjëri, tradhtarë”.  Kjo ishte deklarata e fortë që Monika kryemadhi bëri sot për aktin e 4 “rezervistëve” nga lista e LSI që shkelën vendimin e partisë për të djegur mandatet dhe pranuan të futen në Kuvend si opozita e re.

Gjatë një takimi  me Komitetin Drejtues Kombëtar të LRI, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

“Falënderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t’ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend. Kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron”,  ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm. Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”, deklaroi ajo.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …