Shtëpia / Politika / Mandati i Hajdarit, avokati: Liderja e re e opozitës pro-amerikane

Mandati i Hajdarit, avokati: Liderja e re e opozitës pro-amerikane

Politikani dhe  avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar arsyen sipas të cilit deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari nuk ka pranuar që të dorëzojë mandatin.

Sipas Ngjelës, mospranimi i vajzës së Azem Hajdarit për të lënë mandatin e deputetes, mund të kthehet në një risi politike me vlerë historike. Në një postim në “Facebook”, Ngjela shkruan se “ajo mund të formojë opozitën pro-amerikane në Kuvendin e Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Ngjelës

Mospranimi i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetit, mund të bëhet një risi politike me vlerë historike.

A do ta formojë Rudina Hajdari opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë? Sigurisht që po. Qëndresa e saj kundrejt hordhive antiamerikane të Partisë Demokratike, krijon ndërkaq vlerë individuale për një grua që ka hyrë në politikë me një histori të shkëlqyer familjare dhe me një formim akademik individual të krijuar në universitetet amerikane.

l.

Pas gjithë këtyre viteve, koha e solli që edhe opozita shqiptare të ketë formim dhe akt proamerikan në Parlamentin shqiptar. Qëndresa e Rudina Hajdarit dhe prejardhja e saj, e krijojnë figurën politike që të gjithë ata deputetë që nuk do të pranojnë dorëzimin e mandatit dhe që mendohet të jenë mbi 20 persona, ka tepër gjasë të drejtohen nga zonja Hajdari për të formuar opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte turp për historinë demokratike të Shqipërisë që opozita shqiptare ka 6 vjet që është pozicionuar në antianerikanizëm. Por koha e solli që tani, në Parlamentin shqiptar edhe opozita të jetë me frymë perëndimore dhe proamerikane për të vijuar realisht reformën në drejtësi.

ll.

Përbën një specifikë pozitive fakti që, që të gjithë deputetët që hyjnë rishtas në Parlament janë të djathtë dhe me bindje të shëndosha properëndimire dhe mbështetës seriozë të politikës amerikane. Ardhja në Parlament e një opozite të tillë, krijon një ngushtësi maksimale kundrejt një kryeministri antikombëtar dhe pro-lindor si Edi Rama.

Lëvizjet anti-reformë dhe pro-lindore të Edi Ramës, në marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë ardhur si pasojë e ekzistencës së opozitës antiamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha e solli që këndej e mbrapa, nëse Rudina Hajdari, që e ka realisht mbështetjen amerikane, do të dijë ta formojë opozitën e re shqiptare në Parlament, atëherë vetë politika shqiptare dhe zhvillimi shqiptar, do të hyjnë në rrugën pa kthim të demokracisë perëndimore. Mendoj se gjithçka do të varet nga aktiviteti pozitiv i zonjës Hajdari. Dhe ajo e ka këtë aftësi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …