Shtëpia / Politika / Meta takon Këshilltarin e Këshillit Bashkiak të Nju-Jork

Meta takon Këshilltarin e Këshillit Bashkiak të Nju-Jork

Presidenti i RepublikësIlir Meta priti në një takim Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, i cili shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, vlerësoi kontributin konkret të z.Gjonaj në këtë drejtim.

Presidenti Meta shprehu besimin se z.Gjonaj, si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …