Shtëpia / Rajoni / Ministri i Vuçiç – Haradinajt: Mos e ço ndërmend të dërgosh ushtrinë në Veri

Ministri i Vuçiç – Haradinajt: Mos e ço ndërmend të dërgosh ushtrinë në Veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj ditën e djeshme një deklarate të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ndërhyrje të mundshme ushtarake të FSK-së në Veri.

Ai deklaroi se ushtria e Kosovës do të jetë në kufijtë e Kosovës edhe në veri, nëse këto kufij do të cenohen nga Serbia. Ndërkohë Vuçiç kishte se serbët në veri do të mbrohen nga Serbia dhe se ka numër të mjaftueshëm të forcave serbe rreth kufirit të Kosovës.

“Nuk po e sulmojmë as veriun e as jugun e vendit tonë, e as që e kërkojmë këtë. Por kushdo që i prek kufijtë e Kosovës, do ta na gjejë neve në kufi. Këtë e dinë të gjithë. Ushtria e Kosovës është ushtri e të gjithë qytetarëve, kështu që veriu dhe serbët në atë rajon asnjëherë nuk do të jenë të rrezikuar”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë në këtë debat është përfshirë edhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç i është kundërpërgjigjur Haradinajt.

Ai ka thënë që Haradinaj as mos të mendoj për ndonjë aksion të dhunshëm ndaj serbëve në Kosovë, pasi sipas tij, Serbia do të dijë se si të përgjigjet.

“Nga kërcënimet e Ramush Haradinajt nuk është frikësuar as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e askush nga ne. Po rekomandoj që mos të mendoj për dhunë, e as ndonjë aksion apo ofensivë ndaj serbëve në Kosovë, sepse për këtë do të dimë se si të përgjigjemi”, u shpreh ai.

“Është i qartë nervozizmi i Haradinajt, sepse ka premtuar se do ta rrëzojë Vuçiçin në rrugë qysh para dy muajsh, por kjo megjithatë nuk ka ndodhur”, ka shtuar Stefanoviç.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …