Shtëpia / Sociale / Nis rehabilitimi i lagjeve në rrugën e Kavajës, Veliaj: Jemi kudo! (Foto)

Nis rehabilitimi i lagjeve në rrugën e Kavajës, Veliaj: Jemi kudo! (Foto)

Një tjetër lagje në kryeqytet po transformohet tërësisht. Pas rehabilitimit të rrugës së Kavajës, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve në të dy anët e saj.

Qytetarët e kësaj zone në rrugën e Kavajës po i gëzohen edhe asfaltimit tek pragu i shtëpisë së tyre duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

“Kur them se jemi kudo, e kam fjalën 24/7, nga qendra në periferi! Sapo nata bie, rrugët e qytetit lirohen disi nga makinat dhe kolegët janë në terren, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të hasur. Riparuam asfaltin në një nga rrugicat e rrugës së Kavajës”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …