Shtëpia / Sport / Një yll i ri ka lindur, PSG dhe United “në luftë” për Sanchon

Një yll i ri ka lindur, PSG dhe United “në luftë” për Sanchon

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin.

Talenti i madh anglez ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë plot 14 asistime për skuadrën e tij në Bundesliga këtë sezon. Paraqitjet e tij të mira me Dortmundin kanë bërë që Sancho të bëhet objektiv i madh i skuadrave evropiane.

Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë çmendurinë për ta rikthyer Sanchon në Angli këtë verë. Klubi anglez janë gati të bëjnë 18-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë anglez në historin e futbollit, duke paguar rreth 80 milionë euro për të.

Megjithatë, sipas The Mirror, United tani duhet të luftojë me Paris Saint-Germain për xhevahirin e Dortmundit.

Transferimi i Sanchos do të jetë i vështirë për të dyja klubet pasi lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe Dortmund këmbëngul se ai nuk është në shitje.

Liderët e Bundesligës nënshkruan me Sancho nga rivalët e Unitedit, Manchester City në verën e vitit 2017.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …