Shtëpia / Politika / “Opozita mund të fusë Shqipërinë në krizë ciklike”, Bushati: Duhet dialog!

“Opozita mund të fusë Shqipërinë në krizë ciklike”, Bushati: Duhet dialog!

Djegia e mandateve dhe protestat e vazhdueshme nga opozita janë komentuar së fundmi nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në takimin e Asamblesë së zgjeruar të PS së Qarkut Shkodër përveç detajeve të organizimit për zgjedhjet e 30 qershorit, Bushati foli edhe për krizën politike që po përjeton vendi, duke theksuar se duhet dialog dhe bashkëpunim për integrimin e vendit në BE.

“Diskutuam mbi hapat që po ndërmarrim drejt përzgjedhjes së ekipeve fituese për zgjedhjet vendore dhe zhvillimet e fundit politike. Funksioni dhe përgjegjësia politike përbëjnë një sfidë të përhershme për të gjithë ata që marrin mandatin e popullit për të punuar për një të ardhme të denjë dhe të drejtë. Tre muajt në vijim janë përcaktues për procesin e shumëpritur të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha Bushati.

Sipas ish-Kryediplomatit, ky prioritet kombëtar  që njëkohësisht është një mundësi për demokratizim të mëtejshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë, “nuk mund të shpërdorohet nga veprimet që synojnë deligjitimimin e institucioneve të zgjedhura me votë”.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

Shkodër

Në takimin e Asamblesë së zgjeruar të PS së Qarkut #Shkodër diskutuam mbi hapat që po ndërmarrim drejt përzgjedhjes së ekipeve fituese për zgjedhjet vendore dhe zhvillimet e fundit politike. Funksioni dhe përgjegjësia politike përbëjnë një sfidë të përhershme për të gjithë ata që marrin mandatin e popullit për të punuar për një të ardhme të denjë dhe të drejtë. Tre muajt në vijim janë përcaktues për procesin e shumëpritur të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Një prioritet ky kombëtar e mundësi për demokratizim të mëtejshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë që nuk mund të shpërdorohet nga veprimet që synojnë deligjitimimin e institucioneve të zgjedhura me votë e të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe refuzimi i dialogut si instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe riparuar mangësitë e jetës institucionale.

Gepostet von Ditmir Bushati am Sonntag, 3. März 2019

Bushati theksoi se zgjedhjet janë të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe refuzimi i dialogut si instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe riparuar mangësitë e jetës institucionale nuk është një zgjidhje e duhur.

“Dihet që parlamenti doli nga zgjedhjet e 2017-ës, u certifikuan nga OSBE-ODIHR, pra nga një instancë autoritative ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ne e dimë, se kemi bërë fushatë këtu, ku zgjedhjet u mbajtën nën drejtimin e një qeverie, e cila në përbërje të saj kishte edhe  përfaqësues të PD-së dhe përfaqësues të LSI-së. Dhe të thuash 18 muaj pasi janë bërë zgjedhjet, se zgjedhjet ishin të njollosura dhe parlamenti është ilegjitim, më e pakta që mund të them është që nuk bën më sens dhe është një recetë për ta futur Shqipërinë në një krizë ciklike”, deklaroi Bushati në Asamble.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …