Shtëpia / Sport / Projektohet “tërmet” në merkato, Interi do shkëmbejë Icardin me…

Projektohet “tërmet” në merkato, Interi do shkëmbejë Icardin me…

Interi është gati të ofrojë argjentinasin Mauro Icardi në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Klubi italian është duke u përpjekur të largojë sulmuesin Icardi pas komenteve kontestuese të bëra nga gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, rreth një marrëveshjeje të re.

Icardit i është hequr shiriti i kapitenit dhe nuk ka luajtur për gati një muaj me ekipin, ndaj Interi dëshiron ta largojë atë në verë.

Largimi i mundshëm Icardit ka bërë që drejtuesit të shikojnë që tani alternativat për zëvendësimin e argjentinasit.

Sipas “The Mirror”, Nerazzurrët janë të interesuar të shkëmbejnë Icardin me belgun e Unitedit, Lukaku.

Gjigantët italianë janë vendosur të shtojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Djajve të Kuq, i cili është një prej objektivave të tyre afatgjatë.

Italianët do të preferonin që Icardi të lëviz në një klub të Ligës Premier, më shumë se në një nga rivalët e tyre italianë dhe në Angli, Chelsean gjithashtu është i interesuar.

Ata janë të etur për ta zëvendësuar atë me reprezentuesin belg i cili ka luftuar për të justifikuar çmimin e tij prej 90 milionë funtesh që kur u transferua në Old Trafford pothuajse dy vjet më parë.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …