Shtëpia / Show Bizz / Regjisori i “Portokallisë” flet për programet rivale të humorit!

Regjisori i “Portokallisë” flet për programet rivale të humorit!

Në “Këndin e së vërtetës” përballë Fjoralba Ponarit në “ E Diell”, regjisori Altin Basha jo vetëm që nuk pranon që Portokallia ka ulur nivelin, por është më lart se 15 vite më parë.

Ai ka thënë se i shikon programet paralele te humorit, por ka një kritikë të fortë për ta. “Patjetër që i shoh, por kanë ende shumë rrugë për të bërë që të arrijnë te bishti i Portokallisë’ ka thënë Basha.

Ai gjithashtu pranon që kur duhet e ngre zërin me aktorët dhe kohë pas kohe e ka disa aktorë që i mban me hatër, por që nuk ndikon në marrëdhënien profesionale të tyre.

“Me një pjesë të të larguarve nga Portokallia mbaj ende kontakte, ndërsa me pjesën tjetër jo, sepse nuk kam pasur të njëjtin afrimitet.

E kush më mirë se Altin Basha do ta vlerësonte Xhemin në rolin e aktores dhe prezantueses. Edhe këtu ai nuk e bëri dot ndarjen e mendimit të tij.

“Xhemi ka dëshmuar shumë mirë që është një aktore e zonja, por ajo është gjithashtu një personalitet në fushën e prezantimit” ka përmbyllur Basha.
Spektakli i humorit “Portokalli” rifillon sonte në ekranin e Top Channel, ora 20.45 jo më me dy prezantues, por me katër.

TCH

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …