Shtëpia / Rajoni / Sot mbahen zgjedhjet në Tuz, shqiptarët në një zë: Malësia na bashkon!

Sot mbahen zgjedhjet në Tuz, shqiptarët në një zë: Malësia na bashkon!

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit, e cila u krijua pas shkëputjes nga Podgorica.

Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore për 32 vende në kuvendin komunal.

Koalicioni i vetëm i këtyre zgjedhjeve “Malësia na bashkon”, ka mbledhur tri partitë shqiptare që krijon mundësi të mirë për fitore, ku kryesues i listës është Nik Gjeloshaj.

Në këtë komunë të drejt vote kanë afro 12 mijë qytetarë, ndërsa, sipas sondazheve pjesëmarrja do të jetë mbi 60 përqind.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …