Shtëpia / Politika / TI: Shqipëria më e korruptuara në rajon, deputeti i LSI: Tepsixhiu drejt “fitoreve” të reja!

TI: Shqipëria më e korruptuara në rajon, deputeti i LSI: Tepsixhiu drejt “fitoreve” të reja!

Indeksi i perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018, i raportuar nga Transparency International, e rendit Shqipërinë në vendin e 99-të përsa i përket nivelit të korrupsionit nga 175 shtete në total.,

Shqipëria ka humbur plot 8 vende nga viti i kaluar kur renditej e 91-ta dhe kjo për deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu përbën një arsye për të treguar se “tepsixhiu” Edi Rama po shkon “drejt fitoreve të mëdha si më i korruptuari në rajon”.

“Korrupsioni në Shqipëri ishte mesatarisht 98.28 nga viti 1999 deri në 2018, duke arritur një nivel të lartë prej 126 në vitin 2005 dhe një rekord të ulët prej 81 në vitin 2002. Që të jetë më të besueshme, jo për shqiptarët, por për eurodeputetët që na vizituan së fundmi, kemi dhe një raport tjetër amerikan të “World Justice Project’”, shkruan Spahiu.

Ndërkohë në raportin e SHBA thuhet: “Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e Korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.”.

Sipas Spahiut, e gjitha kjo “përkon me tepsinë”.

“I vetëm, ashtu siç e desh, dhe shumë shqiptarë ja besuan, por shumë shpejt e kanë kuptuar dhe reaguar. Nuk mund të mos reagosh kur ditën për diell vidhen 20 milion euro për dy kilometër rrugë dhe e gjithë historia mbyllet me shpalljen në kërkim të një 26 vjeçari, që për mua është i pa fajshëm, mjaft të tregojë se me çfarë është mashtruar!”, konstaton deputeti i LSI.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …