Shtëpia / Sport / Turpërohen gjigandët e Bundesliga, tifozët i heqin shiritin kapitenit (Foto)

Turpërohen gjigandët e Bundesliga, tifozët i heqin shiritin kapitenit (Foto)

Gjigandët gjermanë të Schalke 04 duket se janë në një krizë totale këtë sezon teksa në ndeshjen e fundit përballë modestëve të Dyseldorfit janë turpëruar në shtëpi me rezultatin 0-4.

Humbja e thellë i ka zemëruar tej mase tifozët vendas, të cilët kanë zbritur në fushë e blertë, duke i hequr nga krahu shiritin kapitenit Benxhamin Stambuli.

Gjithçka ndodhi si shenjë revolte ndaj lojës së dobët të ekipit dhe vetë lojtari u shpreh pas ndeshjes se ky veprim ishte normal.

“I kuptoj tifozët. Ne jemi lojtarë të vegjël, ndërsa klubi është i madh”, ishin fjalët e kapitenit.

Me këtë humbje Shalke zbret në vendin e 14-të me 23 pikë, duke iu afruar zonës së ftohtë të tabelës. Me paraqitjet e fundit, skuadra rrezikon të bjerë nga elita e futbollit gjerman pas shumë vitesh qëndrim në Bundesliga.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …