Shtëpia / Aktualitet / Aksident në Sukth, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Sukth, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e sotme, në Sukth të Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15, në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit, ku shtetasi A.S., 34 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P., 67 vjeç, i cili u transportua në spital, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …