Shtëpia / Rajoni / Ambasadori: Mund të kemi një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Ambasadori: Mund të kemi një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Shqiptarët kanë treguar se janë shumë të rëndësishëm për fatin e Maqedonisë së Veriut dhe këtë e treguan teksa ndikuan në “Marrëveshjen e Prespës”, e cila i hapi rrugën evropiane fqinjit tonë lindor.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski ka folur për bashkëjetesën me shqiptarët, duke theksuar se nuk është aspak çudi të shohim një kryeministër apo president shqiptar në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë ai ka marrë shembull zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

“Nëse vazhdojmë me këto ritme, në të ardhmen mund të ndodhë që edhe kryetari i parlamentit, kryeministri, pse jo edhe presidenti të jetë shqiptar. Ajo çka është më e rëndësishme është që të kemi një shoqëri qytetare ku të mos ekzistojnë këto dallime që kanë qenë deri më tani, por të gjithë të shohim drejt të ardhmes”, u shpreh ai.

Sipas Markovskit, shqiptarët janë të rëndësishëm në Maqedoni, e tashmë kanë edhe  të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe janë në qeveri.

“Ka rol shumë të rëndësishëm si në pranimin e republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si në bisedimet për integrimin në BE. Kemi edhe rastin e fundit ku është arritur një konsensus midis partive të koalicionit për një kandidat të përbashkët për president të republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi ambasadori maqedonas nga Korça.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …