Shtëpia / Politika / Ballkani në BE/ Presidenti slloven e thotë troç: Gjeopolitika po ndikon te zgjerimi!

Ballkani në BE/ Presidenti slloven e thotë troç: Gjeopolitika po ndikon te zgjerimi!

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ndodhej sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare dhe në një konferencë për mediat me homologun Ilir Meta ka folur për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Teksa theksoi se Sllovenia është mbështetëse e fortë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, Pahor nuk e mohoi se konteksti gjeopolitik po luan një rol të fortë në mënyrën sesi unioni po sillet me Ballkanin.

“Kënaqësi të jem në Tiranë. Qëllimi i parë është thellimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Edhe në nivelin e njerëzve, jo vetëm me politikën bashkëjetojnë të dyja vendet mes tyre. Slloveni e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sllovenia është avokat e Shqipërisë për negociatat. Ky është një vend shumë i bukur. Ne takohemi në rrethana ku bota është më e pasigurt dhe më pak e paparashikueshme, ku Evropa ka problemet e veta të brendshme. Mos të përmend këtu rastin e Brexit. Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është çështje gjeopolitike”, tha ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …