Shtëpia / Politika / Basha pranon gabimin: Opozita u kthye në fasadë, shqiptarët dyshonin për…

Basha pranon gabimin: Opozita u kthye në fasadë, shqiptarët dyshonin për…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “360 Gradë” tha se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita ishte kthyer në fasadë, duke pranuar gabimin me marrëveshjen e 17 majit.

Sipas tij, shqiptarët po dyshonin se a kishte fuqi opozita ti dilte përballë qeverisë, ndaj opozita vendosi të pranonte zgjidhjen e qytetarëve për të futur vendin në krizë parlamentare.

“Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. Ne nuk arrinim  dot përmes rolit parlamentar që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s. Është pjesë e marrëveshjes Basha-Rama që të rrini aty. Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune”, tha ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …