Shtëpia / Politika / Basha: Rama i tmerruar, regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin

Basha: Rama i tmerruar, regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar me aleatët në selinë e PD-së, foli për protestën e opozitës.

Basha theksoi se këto janë ditë dhe orën intensive për opozitën. Basha teksa ftoi shqiptarët në protestën e nesërme, theksoi se opozita nuk do të njohë asnjë parlament ilegjitim.

“Dhunë,  frikë, kërcënime dhe propagandë. Sot makineria e Edi Ramës është shkërmoqur. Këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim nesër me një regjim ushtarak.

Nesër në orën 10:00 ftoj qytetarët ti bashkohen protestës të njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total të këtij parlamenti dhe klonimet që Edi Rama përpiqet të bëjë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë”, deklaroi Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …