Shtëpia / Politika / “Beni i Nazmijes e rrëmbeu me armë në kokë”, reagon Dritan Leli: Jam… (VIDEO)

“Beni i Nazmijes e rrëmbeu me armë në kokë”, reagon Dritan Leli: Jam… (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot në Faceboo një denoncim të qytetarit dixhital nga Vlora, ku thuhej se kryebashkiaku Dritan Leli ishte rrëmbyer në zyrë nga një kapobandë e qytetit bregdetar, që i kishte vendosur armën në kokë.

Pas postimit të Berishës ka reaguar vetë Leli për ngjarjen, duke hedhur poshtë denoncimin si të pavërtetë.

Në një intervistë për mediat lokale dhe një video-live në Facebook-un e tij, kryebashkiaku i Vlorë thotë se ai është shëndoshë e mirë dhe se askush nuk e ka kërcënuar apo rrëmbyer.

“Njerëz të tillë nuk arrijnë kurrë tek unë. Unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. Do t’i këshilloja që të merret me fëmijët e tij dhe të mos trembë fëmijët e mi”, thotë Leli.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

Gepostet von Dritan Leli am Montag, 4. März 2019

POSTIMI I BERISHËS:

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora është ne ditët me te këqija te terrorit. Prej dy javësh policia e Vlorës po mban te fshehur një ngjarje kriminale. Kryetari i bashkisë Vlore Dritan Leli është marre peng ne zyrën e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i dënuar me pare për vrasje) i cili me pas ka kërcënuar edhe tre juristet e bashkisë. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vëllain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjetër ne qytet.

Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur.

Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …