Shtëpia / Show Bizz / Blerina Gjylameti zbulon sekretet: Në shtëpi gatuan burri, nuk e menaxhoj dot buxhetin e familjes

Blerina Gjylameti zbulon sekretet: Në shtëpi gatuan burri, nuk e menaxhoj dot buxhetin e familjes

Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë ndryshe, teksa ka rrëfyer jetën private dhe marrëdhëniet familjare. Në emisionin “My Living” në Vizion Plus, Gjylameti ka treguar se në shtëpinë e saj gatuan burri, ndërkohë që edhe pse është ekonomiste paratë në shtëpi i menaxhon bashkëshorti.

“Kur fillova të angazhohesha më shumë në politikë. Tashmë ai është një kuzhinier aq i mirë saqë në shpesh e mbështesim dhe i themi: Përse nuk hap një restorant? Realisht gatuan në mënyrë fantastike jo vetëm për djalin në mënyrë të posaçme. Joeli tani thotë të më gatuajë babi!

Por edhe kur mblidhemi me familjarë të tjerë apo miq bashkëshorti më thotë, Blerina gatuaj unë, ti merru me shtrimin e tryezës ose sallatat. Na pëlqen shumë të treve kuzhina italiane me ushqime më delikate, më të thjeshta se ato që gatuajnë nënat tona dhe që na ndihmojnë të rrimë pak më në formë”, thekson kryetarja e PS-së së Tiranës.

Pjesë nga intervista

Bruna: A është e vështirë të jesh në politikën aktive dhe të jesh e kuruar gjithmonë?

Blerina: Është një nga pyetjet që kushdo që na sheh në ekrane ia bën vetes; Kur iu del koha që të merren më veten? Kur iu del koha të merren me familjen? Kur iu del koha të merren me fëmijët?… Por unë besoj se nëse vendos një listë prioritetesh dhe mundohesh që atyre prioriteteve tu japësh kohën e duhur, ia del. Sigurisht me shumë vështirësi, me një familje që duhet të të mbështesë. Unë I heq pak kohë gjumit tim dhe ia kushtoj pak vetes sepse mendoj që ne komunikojmë jo vetëm me cfarë themi po edhe me cfarë paraqesim.

Bruna: Ne sot këtë do të përpiqemi të tregojmë, stilin tënd të jetesës, si ia del të jesh shumë e angazhuar në politikë,  nga ana tjetër të jesh një zonjë me një dukje për tu admiruar e në të njëjtën kohë të jesh edhe e përkushtuar në familje. Sfidë e madhe sesi mund të kombinohen të gjitha këto së bashku!

Blerina: Ndonjëherë kur zgjohem në mëngjes them: Si do t’ia dal! Sfidë shumë e madhe mbi të gjitha për djalin  tim, Joelin dhe kohën që i mungoj atij.

 Bruna: Si është një ditë e zakonshme e jotja?

Dita e zakonshme është rrëmujë mëngjesi, Joeli duhet të cohet të bëhet gati për në shkollë. Tashmë është rritur pak kështu që disa rutina i realizon vetë pa patur nevojën tonë. Më pas unë që përgatitem për të shkuar në punë. Fillon mëngjesi dhe përfundon deri në darkë me takime pafunësisht.

Bruna: Natyrshëm, nëse të pyes për ditën tënde do të më tregosh gjithë përkushtimin dhe angazhimin në punë dhe orët e gjata që të merr.Por unë dua të mësoj për mëngjesin përpara se të dalësh për në punë dhe mbrëmjen kur kthehesh në shtëpi.

Blerina: Mengjeseve që t’iu dedikohesh ashtu sic duhet është kryesisht fundjava. Gjatë javës mëngjesi është dicka e shpejtë, me nxitim, një gotë qumësht për Joelin, bashkëshorti dhe unë kemi orare të ndryshme në punë por ai angazhohet më shumë për të plotësuar këtë boshllëkun që lë unë kur dal më herët. Shpesh herë arrimë që të hamë drekë në shtëpi. Kemi gjetur një kuzhinier fantastic në shtëpi, ai është bashkëshorti im. Kemi patur një garë dikur që e fitoja gjithmonë unë se gatuaja shumë më mirë dhe kërkohej nga unë që të gatuaja, më pas ndryshuan rolet sepse ai përmirësoi performancën e tij.

Bruna: Sa kohë më parë ndryshuan rolet?

Blerina: Kur fillova të angazhohesha më shumë në politikë. Tashmë ai është një kuzhinier aq I mirë saqë në shpesh e mbështesim dhe i themi: Përse nuk hap një restorant? Realisht gatuan në mënyrë fantastike jo vetëm për djalin në mënyrë të posacme. Joeli tani thotë të më gatuajë babi! Por edhe kur mblidhemi me familjarë të tjerë apo miq bashkëshorti më thotë, Blerina gatuaj unë, ti merru me shtrimin e tryezës ose sallatat. Na pëlqen shumë të treve kuzhina italiane me ushqime më delicate, më të thjeshta se ato që gatuajnë nënat tona dhe që na ndihmojnë të rrijmë pak më në formë.

Bruna: A i bën vetë blerjet e për pasojë je ti që ke përcaktuar stilin tënd të veshjes apo merr këshillim nga profesionist?

Blerina: Kryesisht vetë. Kam synuar tek gjërat pak më të thjeshta, serioze, formale. Unë jam më shumë tek stili klasik, më pak moderne, rrallëherë sportive vetëm të shtunë të diel.

Bruna: A të pëlqen të bësh blerje?

Blerina: Ashtu si cdo grua, ka dëshirë që të bëjë blerje. Një pjesë të mirë të veshjeve të mia edhe I qep sepse për moshën që kam të gjesh veshjen që të përshtatet duke dashur të jesh zyrtare, formale dhe të mos dukesh shumë e madhe në moshë bëhet pak e vështirë. Kam një zonjë rrobaqepëse e cila është duarartë e cila mundohet maksimalisht që të më përshtasë atë që është stili im me modele që të jenë të përshtatshme për angazhimin që unë kam. Por gjithmonë këto kritikat e vogla si nga ana e saj ashtu edhe nga shoqet, mikeshta të cilat më thonë dil nga kjo pjesa e gjërave kaq zyrtare sepse duhet të përshtatesh edhe me moshën që ke.

Bruna: Por për të stiluar flokët dhe për grimin kujdesesh vetë?

Blerina: Shpesh herë vetë, shpesh herë në parukeri. Kam një zonjë tek e cila shkoj dhe kreh flokët si gjithkush tjetër në Tiranë.

Bruna: Grimin sot e ke bërë vetë?

Blerina: Jo, sot nuk e kam bërë vetë. Unë kryesisht make upin e kam 5 minuta në makinë. Nuk është një angazhim maksimal nga ana ime.

Bruna: Duke qenë një pedagoge e ekonomisë, si e ke marrëdhënien me paranë? A e menaxhon ti buxhetin e familjes?

Blerina: Nuk e kam marrdhenien shumë të mirë, nuk arrij dot ta menaxhoj buxhetin e familjes, e menaxhon im shoq. Mundohem të jem e kujdesshme por si cdokush tjetër ka disa periudha që është më i kujdesshëm e disa përiudha të tjera që është më pak i kujdesshëm.

Bruna: Cilat janë ato gjëra për të cilat thua këtu nuk kursej, e për të tjera thua ky është shpenzim i kotë?

Blerina: Nuk ka dicka për të cilën them për këtë nuk kursej. Megjithatë e kam të vështirë ti them Joelit, jo. Për lodra, për lojra elektronike, besoj se kjo vjen pasi I mungoj shumë dhe mundohem që të kompesoj mungesën fizike me premtime për të realizuar dicka që atij i duhet. Mundohem të jem e kujdesshme e të flas me të për ti treguar se jot ë gjithë kanë mundësitë e tij. Për ti treguar që kishte tek të tepruara dhe lodrat që kërkonte ishinshumë të shtrenjta I shpjegova që për të të blerë këtë lodër, mamit i duhet të punojë kaq orë në mënyrë që të kuptojë se kushton shumë para dhe nuk mund ta blejmë sepse nuk kemi mundësi të blejmë cdo gjë. Unë mendoj se fëmijët nuk duhen mësuar me vlerën monetare, shumë më tepër nuk duhet tu mungojë dashuria.

Bruna: Duke qenë se e folura jote është shumë letrare, nuk arrij të kuptoj se nga është origjina jote…

Blerina: Të dy prindërit e mi janë nga Mokra, një krahinë e Pogradecit, kanë ardhur në Tiranë si kundër shumë tjerë shumë vite më parë. Unë jam Pogradecare por tendencën nuk e kam si Pogradecare në të folur.Pogradeci është një qytet që unë shkoj me shumë kënaqësi por mbi të gjitha tërhiqem nga magjia e atij që ne e quajmë “gjoli”, dhe jo liqeni.

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …