Shtëpia / Sport / Dhunimi i arbitrit/ Shulku: Nëse s’kthehet policia, bojkotojmë aktivitetin

Dhunimi i arbitrit/ Shulku: Nëse s’kthehet policia, bojkotojmë aktivitetin

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, la të nënkuptohet se mund të ketë edhe ndërprerje të kampionatit nëse Policia e Shtetit nuk merr përgjegjësinë që i takon për sigurinë e stadiumeve.

“Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit, nga tifozët e Partizanit.

Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një ‘show’ nga ana e policisë, por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre.

Tani lind pyetja, është i interesuar shteti dhe policia, që futbolli të vazhdojë punën në kushte normale? Në këto kushte është e vështirë të vazhdohet”, deklaroi ai.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.

“Është moment i vështirë i futbollit shqiptar, ngjarje shumë e rëndë që trondit çdo individ, çdo shqiptar. Janë pamje të rëndë, edhe në fushë më të rëndë të jetës nuk ndodhin këto incidenteve.

Jeta e gjyqtarëve është në rrezik, para jetës së gjyqtarëve nuk vënë asgjë. Ne si shoqatë kemi bërë deklarimet tona, ku kërkojmë me forcë që të bëjmë çmos për të ndaluar dhunën ndaj arbitrave. Kjo dhunë sa vjen e përsëritur dhe rritet, vjen si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të policisë”, tha Kastrati.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …