Shtëpia / Aktualitet / Djali mbyt nënën 85-vjeçare, flet kunata: Ishte pijanec, të varet! (Detaje)

Djali mbyt nënën 85-vjeçare, flet kunata: Ishte pijanec, të varet! (Detaje)

Një 64-vjeçar mbyti sot nënën e tij 85-vjeçare në qytetin e Korçës. Sipas policisë, ai ishte i alkoolizuar, madje edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet.

Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

Në një rrëfim për “Report Tv”, ajo tregon: “Erdha ta shikojë si është, ishte sëmurë, dhe i thash do hash? Jo nuk do ha tha – jam e sëmurë. Më tej erdhi djali na gjeti aty, dhe më tha: Hë kjo të ka thirru? Jo i thash, kam ardhur ta shoh. Dhe filloi të bërtiste, pastaj ika. Ishte i dehur tapë, ai duhet varur, pikë muhabeti”.

Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse. Ata thonë se Nesim Demollari ishte i alkoolizuar dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. “Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur”, tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …