Shtëpia / Rajoni / Fitorja në Tuz, shqiptarët “ndezin” vendin duke festuar me flamuj kuqezi

Fitorja në Tuz, shqiptarët “ndezin” vendin duke festuar me flamuj kuqezi

Shqiptarët e bashkuar arritën të merrnin një fitore historike në Tuz. Gjetja e një gjuhe të përbashkët, u prit me gëzim nga të gjithë malësorët, të cilët erdhën nga e gjithë bota për ta votuar numrin 5.

Me flamuj kuq e zi shqiptarët kanë festuar rrugëve të Tuzit, duke mos i mbajtur dot emocionet e kësaj fitore të rëndësishme për ta dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

Tuzi renditet tani si komuna e dytë e Malit të Zi e udhëhequr nga shqiptarët pas Ulqinit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=–9m6hxYUMs?feature=oembed&w=640&h=360]

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …