Shtëpia / Sport / FOTOLAJM/ Presidenti i Kamzës godet me beton arbitrin e ndeshjes

FOTOLAJM/ Presidenti i Kamzës godet me beton arbitrin e ndeshjes

Një skenë e turpshme për futbollin shqiptar u regjistrua pasditen e djeshme në minutën e ’95 të takimit të Superligës, Kamza-Laçi, pasi arbitri Eldorjan Hamiti akordoi një 11-metërsh në favor të kurbinasve.

Hamiti dha penallti për një faull të portierit Ilir Avdyli, e cila u kthye në gol në minutën e 6-të shtesë nga Bojan Najdenov dhe i hoqi nga duart fitoren Kamzës.

#td_uid_1_5c7d59b7d7f72 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/neim-4-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d59b7d7f72 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/neim-3-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d59b7d7f72 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/neim-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d59b7d7f72 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/neim-1-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Pikërisht kjo penallti bëri që gjithçka të degradonte në dhunë, teksa dhjetëra tifozë të acaruar hynë në fushën e lojës dhe goditën ashpër arbitrin Hamiti, ndërkohë që stjuardët e paktë në stadium nuk e vendosën dot situatën nën kontroll.

Por përveç tifozëve dhunë u ushtrua edhe nga presidenti i Kamzës, Naim Qarri, i cili u duk për një moment sikur mori në mbrojtje arbitrin, por më pas është fotografuar me një bllok betoni në dorë në tentativë për ta goditur Hamitin.

Policia e arrestoi në flagrancë Naim Qarrin, si dhe drejtorin e shefin e klubit të Kamzës, por edhe një tifoz, ndërsa shumë të tjerë u shpallën në kërkim.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …