Shtëpia / Show Bizz / Gjendet i vdekur në shtëpi shpirti i grupit “Prodigy”

Gjendet i vdekur në shtëpi shpirti i grupit “Prodigy”

Këngëtari i Prodigy, Keith Flint, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare. Artisti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, Angli. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një vdekje nga arsye natyrale.

Flint ishte shpirti i grupit muzikor britanik të viteve ’90 me themeluesin, Liam Howlett. Grupi u formua në Braintree në vitin 1990.

Një zëdhënës i policisë tha: “Një raport ka ardhur rreth orës 8 të mëngjesit të ditës së hënë, në lidhje me shëndetin e një njeriu. Pasi arritëm, për fat të keq, e gjetëm të pajetë dhe ne njoftuam familjarët më të afërt. Vdekja e tij nuk është trajtuar si e dyshuar dhe mjeku do të përgatisë dokumentacionin”.

Edhe shërbimi i ambulancës lokale konfirmoi se ishte paralajmëruar në të njëjtën kohë: “Morëm një njoftim për një person që kishte humbur ndjenjat, që për fat të keq kishte ndërruar jetë para se të mbërrinim ne”.

Keith Flint u shndërrua në një nga fytyrat e Britpop në vitet nëntëdhjetë, kur me grintën e tij dhe stilin “punk” të flokëve, u bë një nga eksponentët më të njohur të lëvizjes.

Gazeta Shqip

 

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …